Ballina Flash

Konjufca-Hennessey diskutojnë për fuqizimin e bashkëpunimit Kosovë-KiE

PRISHTINË, 30 maj /ATSH/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka pritur sot në takim shefen e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey, me të cilën ka diskutuar mbi fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë dhe bashkëpunimin reciprok.

Konjufca tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Po ashtu, kryetari Konjufca uroi Hennessey për detyrën e saj të re si shefe e zyrës së KiE në Kosovë, duke qenë i bindur se së bashku do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin dhe punën në drejtim të synimeve të përbashkëta.

Shefja e zyrës së KiE në Kosovë, Mary Ann Hennessey shprehu gatishmëri për të vazhduar punën për forcim të mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPHENIAN – Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike
Artikulli tjetërXHEDAH – Zelensky në Arabinë Saudite, përpara bisedimeve të paqes