XHEDAH, 30 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Arabinë Saudite ditën e shtunën për të mbështetur një samit të paqes të planifikuar në Zvicër muajin e ardhshëm.
Zelensky do të mbërrijë në qytetin port saudit të Xhedahut për një vizitë të shkurtër gjatë së cilës do të takohet me princin e kurorës Mohammed bin Salman.
Vizita është pjesë e përpjekjeve të Zelensky për të siguruar pjesëmarrje të gjerë në konferencën zvicerane.
Zvicra ka ftuar rreth 160 vende në samitin e 15 dhe 16 qershorit për të diskutuar mënyrat e mundshme për të arritur paqen e qëndrueshme në Ukrainë.
Rusia, e cila pushtoi Ukrainën më shumë se dy vjet më parë, nuk mori asnjë ftesë.
Arabia Saudite është përpjekur të mbajë një pozicion neutral në luftën në Ukrainë.
Mbretëria e pasur me naftë, një aleate tradicionale e SHBA-së, gjithashtu mban lidhje të mira me Moskën dhe ka ofruar vazhdimisht të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës.
Gushtin e kaluar, Arabia Saudite priti bisedime ndërkombëtare mbi sigurinë e Ukrainës.
Në maj të vitit të kaluar, Zelensky mori pjesë në një samit vjetor të Ligës Arabe të mbajtur gjithashtu në Arabinë Saudite./ /os/






















