Ballina Bota

PHENIAN – Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike

PHENIAN, 30 maj /ATSH-AA/ – Koreja e Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar një seri raketash balistike në ujërat e vendit.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut thuhet se Koreja e Veriut ka lëshuar 10 raketa balistike me rreze të shkurtër në drejtim të Detit të Japonisë (Detit Lindor), se është rritur kontrolli dhe se SHBA-ja dhe Japonia janë informuar për zhvillimet.

Ministria japoneze e Mbrojtjes tha se Roja Bregdetare e Japonisë ka publikuar një rekomandim të sigurisë detare që thekson se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike të mundshme, se anijet janë informuar lidhur me rënien e raketës dhe se nuk ka ardhur informacion për dëme.

Koreja e Jugut dhe Japonia më 27 maj njoftuan se Koreja Veriut lëshoi “raketën satelitore” në drejtim të Detit të Verdhë.

Më 28 maj Seuli njoftoi se Koreja e Veriut dërgoi përtej kufirit më shumë se 150 balona që përmbanin brenda tyre “plehra”.

Me ngjarjet e fundit ka shqetësime se tensionet mes dy vendeve do të përshkallëzohen./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakICITAP dhuron pajisje kompjuterike për AMP, Balla: Është rritur besimi i publikut tek Agjencia
Artikulli tjetërKonjufca-Hennessey diskutojnë për fuqizimin e bashkëpunimit Kosovë-KiE