Ballina Flash

Lançohet programi i kompaktit MCC-Kosovë: Synohet revolucionarizimi i sektorit të energjisë

PRISHTINË, 30 prill/ATSH/ Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Kosovës lançuan programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e energjisë në Kosovë.

 

Ajo tha se në qendër të këtij projekti është transformimi i sektorit të energjisë nëpërmjet parimit të barazisë.

 

Osmani theksoi se MCC fokusohet në projekte që synojnë ruajtjen e energjisë në bateri e që si të tilla do ta revolucionarizojnë sektorin e energjisë së Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, duke u shprehur i lumtur për dizajnimin e programit që e vendos Kosovën në ballë të zhvillimit të energjisë së përtrishme, tha se fal këtij projekti, vendi do t’i ketë së paku 350 megavatë rezerva.

 

Kurti theksoi se me këtë program synohet që të sigurohet që të rinjtë e vendit që janë të përgatitur profesionalisht të marrin pjesë në sektorin e energjisë moderne në të ardhmen.

Ai gjithashtu premtoi se do të rritet edhe pjesëmarrja e grave në sektorin e energjisë, të paktën 33 për qind deri në vitin 2031.

Kurse në fjalën e tij, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dha më shumë detaje në lidhje me këtë grant.

Ai tha se kompaktet janë grante 5-vjecare mes MCC dhe vendeve që i plotësojnë disa kritere, duke shtuar se është me rëndësi që Kosova është pjesë e atyre vendeve.

Hovenier tha se këto marrëveshje financojnë programe për të mundësuar mjedise për investime në sektorin privat.

Ndërsa, zv.presidenti i MCC-së, Cameron Alford, e ka vlerësuar të rëndësishëm për sigurinë e energjisë programin “Kompakt”.

Ai shtoi se me këtë program u ofrohen mundësi karriere të rinjve që duan të jenë në sektorin e energjisë.

Ndërkaq, duke u shprehur i bindur në rezultate të këtij projekti, ai tha se ka besim se do të arrihen suksese fal punës së madhe që do të bëhet nga anëtarët e Qeverisë, MCC-ja dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në këtë program.

Kompakti MCC-Kosovë synon të prezantojë një sistem të avancuar të ruajtjes së energjisë, duke hedhur themelet për burime të besueshme, të ripërtëritshme të energjisë që do të integrohen në rrjetin e Kosovës, dhe duke reduktuar nevojën për energji të prodhuar nga thëngjilli si dhe importet e kushtueshme të energjisë.

Kompakti prej 202 milionë dollarësh, së bashku me një kontribut prej 34.7 milionë dollarësh nga Qeveria e Kosovë kap totalin prej 236.7 milionë dollarësh. /KosovaPress/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Theth: “Paketa e Maleve” mbështetje e re për vendasit që duan të investojnë në tokën e të parëve
Artikulli tjetërFOKUS – Von der Leyen: Ndalimi i TikTok-ut në BE nuk përjashtohet