Ballina Flash

Superliga, java e 29-të nis me sfidën Egnatia-Kukësi

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Superliga Shqiptare e Futbollit kthehet të premten dhe të shtunën me sfidat e javës së 29-të të saj.

Pas ndërprerjes së kampionateve të futbollit, për shkak hapësirës së rezervuar nga UEFA dhe FIFA për ndeshjet miqësore dhe zyrtare të kombëtareve të futbollit, këtë fundjavë kthehen ndeshjet e superligës,.

Siparin e javës së 29-të do ta çeli sfida Egnatia – Kukësi. Ndeshja do të luhet në “Eganatia Arena” të premten, datë 29 mars ora 15:00’. Po të premten, në ora 19:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia do të presi Erzenin, teksa në Tiranë “Air Albania, skuadra më e titulluar në vend, Tirana do të presi Teutën e Durrësit.

Java e 29-të e Superligës do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit; Laçi – Partizani, dhe  Dinamo – Skënderbeu do të zhvillohet në “Niko Dovana” në orën 18:00.

Superliga, java 29-të:
E premte, 29 mars 2024
15:00′ Egnatia – Kukësi
19:00′ Vllaznia – Erzeni
19:00′ Tirana – Teuta
E shtunë, 30 mars 2024
15:00′ Laçi – Partizani
18:00′ Dinamo – Skënderbeu

Renditja:

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërvjetori i premierës së filmit “Njëqind për qind”, sarkazma e zgjedhjeve të monizmit
Artikulli tjetërMOSKË – Media ruse fajëson Ukrainën dhe Perëndimin për sulmin në sallën e koncerteve