Ballina Flash

Përvjetori i premierës së filmit “Njëqind për qind”, sarkazma e zgjedhjeve të monizmit

Skicë dekori e krijuar për filmin artistik shqiptar "Mësonjëtorja". Me regji të Muharrem Fejzos, kjo dramë me ngjyra tregon historinë e një gruaje që kthehet në qytetin e saj në Shqipërinë e pushtuar nga Osmanët, duke u përpjekur të hapë një shkollë - 1

TIRANË, 27 mars/ATSH/ 30 vjet më parë, më 27 mars 1994, mbahej premiera e filmit “Njëqind për qind” me skenar dhe regji nga Artan Minarolli dhe Petrit Ruka.

Komedia me metrazh të shkurtër është sarkazëm e zgjedhjeve gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri ku rezultati i votimeve dilte 100 % në favor të partisë pushet.

Premiera e “Njëqind për qind” mbahej në prag të 31 marsit, ditës që shënon zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri (31 mars 1991).

Posteri i filmit është punuar nga piktori i filmit Namik Prizreni. Në film interpretonin aktorët Niko Kanxheri dhe Mehdi Malka.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlibeaj takim me Santos: Mungesë vullneti politik për Reformën Zgjedhore
Artikulli tjetërSuperliga, java e 29-të nis me sfidën Egnatia-Kukësi