Ballina Aktualitet

Bardhi për 2-vjetorin e luftës në Ukrainë: Dita të jemi bashkë në përgjigje ndaj antivlerave

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh sot në 2-vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, se “është dita që të gjithë të jemi bashkë në një përgjigje ndaj antivlerave që vënë në rrezik sigurinë kolektive”.

“Dy vite më parë Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të një vendi të lirë dhe demokratik siç është Ukraina. Kjo tregon se paqja dhe demokracia mund të vihen nën sulm nga autokratë edhe në shekullin e XXI”, u shpreh Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale.

Ndërsa vlerësoi qëndresën heroike të qytetarëve të Ukrainës, Bardhi u solidarizua me çdo viktimë të sulmeve barbare ruse.

/m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOpera “Goca e Kaçanikut”, rivihet në skenë pas 45 vitesh dhe bashkon Prishtinën, Shkupin e Tiranën
Artikulli tjetërRama ndan fotot: Flamingot mbi lagunën e Kune-Vainit