Ballina Ekonomi

Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare publikon oraret e reja të nisjes së trageteve

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi sot se si rezultat i përkeqësimit të kushteve meteorologjike kanë ndryshuar oraret e nisjeve të disa trageteve drejt Italisë dhe anasjelltas.

DPD njofton se tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës dhe anasjelltas do të nisen nga portet respektive nesër date 11.02.2024 ora 06:00.

Trageti Ankona-Durrës operon normalisht dhe pritet të mbërrijë në Durrës nesër rreth orës 10:00.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë do të niset nga porti Vlorë nesër datë 11.02.2024 ora 14:00.

Tragetet e linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë do të operojnë normalisht.

Drejtoria e Përgjithshme Detare u kërkoi agjensive respektive të marrin masa për njoftimin e pasagjerëve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelenksy lobon për më shumë ndihmë amerikane
Artikulli tjetërAtmosferë feste në Berat, nisin zbukurimet për ditën e të dashuruarve