Ballina Aktualitet

Hasani në Kosovë, takim me efektivët shqiptarë në KFOR

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përfundoi sot vizitën në Kosovë me një takim me Efektivët e përkushtuar të Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionin paqeruajtës të KFOR-it.

“Dita u mbyll me një diskutim produktiv me Gjeneral Major in Özkan Ulutaş. Vlerësova bashkëpunimin e fortë mes KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për sigurimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin”, u shpreh ministri.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani nisi sot nga Kosova turin 3-ditor rajonal: Kosovë- Maqedoni i Veriut – Mal i Zi.

Në nisje të këtij turi 3-ditor, Hasani u prit nga homologia e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz.

Gjatë vizitës në Kosovë, Hasani zhvilloi po ashtu takime me autoritete të larta shtetërore si dhe përfaqësues të partive politike të Kosovës.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Zhduket në rethana të paqarta një varkë me 40 emigrantë në bord
Artikulli tjetërSiguria rrugore, Balla: Policia monitorim në të gjitha akset e vendit