Ballina Bota

ITALI – Zhduket në rethana të paqarta një varkë me 40 emigrantë në bord

ROME, 16 janar /ATSH-DPA/ – Një varkë emigrantësh me rreth 40 persona në bord u mbyt në Mesdhe pasi u nis nga Libia javën e kaluar, tha roja bregdetare italiane.

Varka prej druri u pa për herë të fundit të premten në ishullin e Maltës nga një aeroplan që i përkiste agjencisë evropiane të mbrojtjes së kufijve Frontex.

Përveç anijeve dhe avionëve të rojes bregdetare, në kërkim u përfshinë edhe anijet tregtare që kalonin tranzit në zonë.

Sipas organizatave humanitare, në bordin e anijes lundruan midis 35 dhe 46 persona. Destinacioni mendohej të ishte ishulli italian i Lampedusa, një nga qendrat e migrimit nga Afrika në Evropë.

Megjithatë, anija nuk mbërriti kurrë dhe punonjësit humanitarë kanë frikë se mund të jetë fundosur. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDAVOS – Zelensky: Po punojmë me Zvicrën për të mbajtur një samit global të paqes
Artikulli tjetërHasani në Kosovë, takim me efektivët shqiptarë në KFOR