Ballina Aktualitet

Peleshi: Efektivët e EOD dhe FA, përparësi krijimin e zonave të pastra nga municionet e rrezikshme

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Identifikimi, vlerësimi dhe asgjësimi i municioneve të rrezikshme janë procese të rëndësishme për të garantuar sigurinë publike dhe parandaluar aksidente të mundshme, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Peleshi nënvizoi se, puna e vazhdueshme e specialistëve të EOD për garantimin e kësaj sigurie në të gjithë territorin e vendit tonë është e një rëndësie të veçantë.

Përgjegjësia për krijimin e zonave të pastra nga municionet e rrezikshme është përparësi për efektivët EOD dhe Forcat e Armatosura, theksoi Peleshi, në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Artisti i Popullit”, Robert Ndrenika feston sot 82-vjetorin e lindjes
Artikulli tjetërRama: Vlora, një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në Booking për vitin 2024