Ballina Ekonomi

Durrës, mbi 10 mijë tonë mallra përpunohen në port

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Në kalatat e portit të Durrësit sot po përpunohen 4 anije tregtare, me 10,200 tonë mallra të ndryshme.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se 2 anije janë në përpunim, 1 në radën portuale dhe 1 në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim.

“E mërkura nis me përpunimin e 4 anijeve tregtare me rreth 10,200 tonë mallra: 2 anije me 4,450 tonë mallra në përpunim, 1 anije me 1,862 tonë mallra në radën portuale dhe 1 anije me 3,806 tonë mallra në pritje në orët në vijim”, theksoi APD.

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Parandalohet ngjarja kriminale në Lezhë
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Një 6-vjeçar e hipin në avionin e gabuar!