Ballina Aktualitet

Ndihmohen 2 turistë belgë të bllokuar në kanionin e Gjipesë, Balla: 5 orë kërkime gjatë natës

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Shërbimi Zjarrfikës i Himarës kreu një aksion të vështirë në kanionin e Gjipesë për të ndihmuar dy turistë belgë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanion.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndau pamje nga ky operacion, teksa u shpreh se turistët në vendin tonë janë si në shtëpinë dhe në besën e shqiptarit.

Balla theksoi se, pas 5 orë kërkimesh gjatë natës, u bë e mundur gjetja e dy turistëve dhe nxjerrja e tyre nga kanioni, në gjendje të mirë shëndetësore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMaturantët e Liceut Artistik diskutojnë në COD mbi krijimtarinë e regjisorit Gentian Koçi
Artikulli tjetërLONDËR – BM kërkon pauzë humanitare në konfliktin Izrael-Hamas