Ballina Bota

LONDËR – BM kërkon pauzë humanitare në konfliktin Izrael-Hamas

LONDËR, 26 tetor /ATSH-DPA/ – Qeveria e Britanisë së Madhe ka bërë thirrje për një pauzë të konfliktit në Lindjen e Mesme per arsye humanitare.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se ndërprerjet e përkohshme të dhunës mund të lejojnë që shtetasit britanikë dhe pengjet të lirohen dhe të sigurohet ndihma për Rripin e Gazës.

Ministri i Mbrojtjes, Grant Shapps tha më herët se pas një pushtimi tokësor të Izraelit do të lindte e drejta e vendit për të mbrojtur veten për sa kohë që veprimi kishte në shënjestër Hamasin.

Kryeministri Sunak tha dje se “pauza specifike” e konfliktit mbetet e nevojshme për qëllime humanitare pasi Izraeli po godet brezin e vogël të tokës, që është shtëpia e më shumë se dy milionë palestinezëve.

Sunak tha se parimi i parë dhe më i rëndësishëm është se Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas ligjit ndërkombëtar pas mizorisë së Hamasit më 7 tetor, ndërsa Downing Street tha se një armëpushim midis dy vendeve do të shërbente vetëm në përfitim të Hamasit.

Më shumë se 80 deputetë i kanë kërkuar qeverisë që të bëjë thirrje për ndërprerjen e dhunës, pasi pesë shtetas britanik mbeten të zhdukur, disa prej të cilëve besohet të jenë pengje në Gaza.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdihmohen 2 turistë belgë të bllokuar në kanionin e Gjipesë, Balla: 5 orë kërkime gjatë natës
Artikulli tjetër“Il Sole 24 Ore”: Male, qytete dhe kështjella, eksplorimet e vjeshtës në Shqipëri