TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Një tjetër fushë sportive i shtohet Tiranës në kompleksin e ri të klubit Dinamo City.
Bëhet fjalë për një investim të përbashkët mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit të Dinamos, që vjen në vazhdën e investimeve të rëndësishme në infrastrukturë dhe projektit madhor “100 fushat” të FSHF-së.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo fushë me kushte dinjitoze, jo vetëm për ekipin e parë, por edhe për fëmijët e të ardhmes së futbollit.
Në kuadër të projektit “100 fushat” FSHF është duke investuar në disa fusha të tjera në disa qytete të vendit, që pritet të përfundojnë shumë shpejt.























