Ballina Aktualitet

Shkodër, ndëshkohen 100 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Policia e Rrugore e Shkodrës gjatë kontrolleve intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor, ka ndëshkuar gjatë një jave 100 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se, “32 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit, 22 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 109 për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe 9 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara”.

Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet themeluesi i Institutit të Trashëgimisë Kulturore
Artikulli tjetërAbbott: Është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draftstatut për Asociacionin