TIRANË, 30 prill/ATSH/- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë, Pjerin Ndreu la zhvilluar një takim elektoral me banorët e lagjes “Skëndërbeg” dhe në fshatin Spiten.
Ndreu tha se kjo zonë ka njohur mbështetjen maksimale nga Bashkia Lezhë, duke deklaruar se do vijojnë investimet për ndryshimin rrënjësor të të gjithë qytetit.
“Lagjja ‘Skëndërbeg’ ka njohur mbështetjen maksimale nga bashkia Lezhë. Do ketë projekt për të arritur që Lezha kurrë të mos përmbytet. Do ndërtojmë komplet nga fillimi lagjen “Skëndërbeg” me fasada, rrugë, ndriçim, me sinjalistikë horizontale dhe vertikale”, deklaroi Ndreu.
Ndërsa në takimin elektoral me banoret e Spitenit, Ndreu tha se në mandatin e ardhshëm, kjo zonë nuk do të ketë më probleme me infrastrukturën rrugore.


























