TIRANË, 30 prill/ATSH/ VIDEO/ Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të koalicioni “Bashkë Fitojmë“ për bashkinë e Tiranës, Sivli Bardhi reagoi sot lidhur me deklaratën e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për projektin e Bulevardit të Ri.
Bardhi shprehet se “në 2015 kërkoi votat për mandatin e parë si kryebashkiak, duke premtuar se Bulevardi i Ri do të ishte një park. Pas 8 vitesh, kur kërkon mandatin e 3-të, pohon se përqëndrimi më i madh i lejeve të ndërtimit është pikërisht te zona e Bulevardit të Ri”.
“Parku u shndërrua në një pyll, jo me pemë por me kulla. Fëmijët kanë nevojë për parqe, jo për beton e kulla”, deklaroi Bardhi.
Ajo thekson se “më 14 maj e ardhmja e qytetit të Tiranës është në duart e qytetarëve. Ndëshkoni me votë gënjeshtarin, për t’i thënë ndal betonizimit të mëtejshëm të qytetit.























