Ballina Flash

Bejko me demokratët e degës 14: Ndryshimi në Tiranë, emergjencë kombëtare

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, i shoqëruar nga kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar sot një takim me demokratë të degës 14, Tiranë.

Në takim me demokratët, Bejko tha se “Tirana është shtëpia e të gjithëve përtej origjinës përkatëse, një shtëpi që ka nevojë për ndryshim. Ndryshimi në Tiranë nuk është një emergjencë lokale, por kombëtare”.

“Tirana është fytyra e Shqipërisë, e njëjta politike dhe ekonomi e kapur nga oligarkia politike dhe ekonomike, gjithashtu. Partia Demokratike është sigla e vetme politike në përkatësinë e së djathtës që garon në bashkinë e Tiranës”, theksoi Bejko.

Bejko u shpreh se, “garantuam pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin zgjedhor 2023 në bashkinë Tiranë, një detyrim njerëzor dhe politik ndaj qëndresës dhe sakrificës së çdo demokrati jo vetëm gjatë 10 viteve të opozitës, por gjithashtu dhe në ngjarjet brenda familjes politike gjatë 18 muajve të fundit”.

“Qëllimi i këtij rrugëtimi zgjedhor është që t’i drejtohemi një shumice të heshtur në Tiranë, e tilla që nuk pranon rotacionin politik përsëritës, keqqeverisjen e vazhdueshme dhe shndërrimin e Tiranës dhe Shqipërisë si të pajetueshme”, theksoi Bejko.

Bejko tha se, “programi jonë për qeverisjen e Tiranës është një program për Tiranën e nesërme, një Tiranë të jetueshme, një Tiranë të qytetarëve larg fasadës dhe shfaqjeve mediatike dhe propagandistike”.

/k.s/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalliu: Tenderi korruptiv në bashkinë e Tiranës përfundon me dhunë dhe kërcënime
Artikulli tjetërManja: Garantim i të drejtës së votës për të paraburgosurit dhe të dënuarit