TIRANË, 1 mars/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi fondin prej 161 829 lekësh për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i argjinaturës mbrojtëse nga lumi Shkumbin, në Krastë, në kuadër të projektit “Lungo Fiume”, Elbasan”.
Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë. Masa e shpërblimit për pronarët që shpronësohen, përballohet nga bashkia Elbasan.
Pronarët kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Elbasan. Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të bashkisë Elbasan.
/r.e/






















