AMSTERDAM, 21 janar /ATSH/ – Një adoleshent i ri, pasi humbi autobusin për të shkuar në shkollë, vodhi makinën e prindërve të tij për të mos u vonuar në mësim, shkruan faqja today.it.
15-vjeçari u zbulua nga dy oficerë policie pranë Kootstertille në Holandë.
Policia, e cila po patrullonte zonën, pikasi makinën e djalit në urën mbi kanalin Prinses Margriet, pranë Kootstertille.
Semafori ishte i kuq dhe një shofer në mënyrë korrekte kishte ndaluar, por, por makina pas tij vendosi të kalonte rreth makinës së ndaluar dhe të kalonte me semaforin e kuq raportoi policia Noordoost-Fryslân.
Oficerët e policisë ndaluan shoferin dhe konstatuan se ai ishte një djalë 15-vjeçar, i cili duket se nuk kishte patentë drejtimi.
I riu ka marrë dy gjoba dhe policia ka kontaktuar menjëherë prindërit e tij, të cilët nuk e kishin vënë re që makina mungonte. /os/























