BERGAMO, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Lind nga inteligjenca artificiale somelieri personal, i cili rekomandon se cilën verë të kombinoni me ushqime të caktuara ose cilat pjata të ”martohen me shishet” e mbajtura në bodrumin tuaj të shtëpisë.
Teknologjia, e cilësuar si e para e llojit të saj, u zhvillua nga Banka Italiane e Kriptove të Verës (IWCB).
Në veçanti, teknologjia e përdorur nga IWCB do t’i ndihmojë adhuruesit e verës në një mënyrë të personalizuar kur zgjedhin një verë, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në një mënyrë natyrale dhe kompetente.
Personal Gpt Sommelier mund t’i jepet një emër dhe, ndër të tjera, “ai do të kujtojë se çfarë pinte dhe hante klienti i tij bazuar në sugjerimet e tij të mëparshme. /os/






















