Ballina Flash

Nënshkruhet në Bruksel plani BE-Shqipëri kundër terrorizmit

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet në Bruksel për një vizitë zyrtare, ku nënshkroi me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johanson, Planin BE-Shqipëri Kundër Terrorizmit.

“Ky dokument garanton një bashkëpunim tërësor me Bashkimin Evropian, si dhe është një tjetër dëshmi domethënëse e besimit të ndërtuar dhe e punës që Shqipëria ka bërë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ne punojnë ngushtësisht me Bashkimin Europian për sigurinë e përbashkët të unionit dhe për ruajtjen e vlerave e parimeve themelore të BE-së”, tha Çuçi.

Marrëveshja krijon një kuadër ligjor më solid e të përafruar me BE-në, por na mundëson gjithashtu të përmirësojmë kapacitetet tona për të përballuar kompleksitetin e çështjeve të sigurisë që lidhen me terrorizmin. Ajo është në përputhje të plotë me dokumentet tona strategjike në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Itali, konferencë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike
Artikulli tjetërRama: Harmonizimi me vlerat euroatlantike, orientim kombëtar i Shqipërisë dhe Kosovës