Ballina Bota

GJERMANI – Bundestagu: Mohimi i Holokaustit vepër penale

BERLIN, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, Bundestag, ka shtuar një pasazh të mëtejshëm në Kodin Penal që e bën të dënueshme shprehimisht miratimin, mohimin ose banalizimin e gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Bundestagu votoi për të miratuar një ndryshim në legjislacionin ekzistues të gjuhës së urrejtjes.

Dhjetorin e kaluar, Komisioni Evropian akuzoi Gjermaninë për dështimin në zbatimin e një vendimi penal të mjaftueshëm për të luftuar racizmin dhe ksenofobinë.

Hapi i ri forcon legjislacionin ekzistues.

Ligji aktual i miratuar në 1994 prezantoi një dispozitë që sanksionon në mënyrë eksplicite mohimin e Holokaustit në Kodin Penal gjerman dhe parashikon deri në pesë vjet burgim ose gjobë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Qeveria kërkon të tërheqë vëmendjen me ligjin për hapjen e dosjeve
Artikulli tjetërTIA: Anulohen fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisë