TIRANË, 21 tetor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir eta deklaroi sot se me ligjin e hapjes të dosjeve qeveria kërkon të tërheqë vëmendjen nga 1 miliard dollarë që planifikon në 7 kontratat e reja për vitin që vjen.
Në konferencën për mediet, Meta foli në lidhje me miratimin e ligjit të dosjeve të spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Ai tha se loja me historinë e I.M është lojë Rama-Basha.
“Ligji që kanë bërë këta mbrëmë, u mbars mali dhe polli një mi. Mali u mbars mbrëmë në mes të natës dhe polli një mi. Meqë nuk i dalin ato dy breshkat të marrë një mi. Edi Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga këto 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen. Këtu janë lekët dhe për pedagogët, dhe për studentët. Këtu janë lekët dhe për të rritur pensionet, këtu janë lekët për të rritur rrogat”, tha ai.
Duke folur për kërkesat e pedagogëve, Meta tha se ekzistojnë të gjitha mundësitë që të plotësohen kërkesat e pedagogëve.
“Prioritet i Partisë së Lirisë nesër do të jetë arsimi. Nuk ka investim më të rëndësishëm për vendin dhe kombin tonë sesa arsimi. Janë të gjitha mundësitë të plotësohen kërkesat e pedagogëve që brenda dy viteve të kenë pagat që kanë kolegët e tyre në Kosovë”, tha ai.
Po ashtu, Meta foli dhe për rritjen e çmimeve duke i krahasuar me rajonin.
“Si shpjegohet që çmimet në Ukrainë janë më të lira se në Shqipëri. Si shpjegohet që çmimet në Kosovë, në Maqedoni në Malin e Zi janë më të lira se në Shqipëri. Si shpjegohet që çmimet këtu janë më të larta në rajon dhe më shumë se 90 % e vendeve të BE, sepse ky është një armik i betuar i prodhimit vendas. Ne kemi iniciuar ndryshime të rëndësishme në radhë të parë për të hequr kufizimet për bizneset që investojnë në impiante fotovoltatike që këtë të drejtë ta ketë AKBN dhe jo ministria. Ky do të ishte një kontribut shumë i madh për konsumatorët familjarë dhe jo vetëm, por dhe për bizneset për ta zgjidhur vetë çështjen e energjisë. Sepse brenda 4 vitesh ky investim është i vetëshlyer. Menjëherë pas kësaj iniciative, ky sharlatan del dhe kërcënon prodhuesit vendas të energjisë elektrike. Të cilët kanë mbajtur peshën kryesore të prodhimit. Ky do t’i vërë tatim të jashtëzakonshëm si etërit e tij dikur, për arsye se këto ja japin FTL”, tha ai.
/r.e/























