Ballina Ekonomi

TIA: Anulohen fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisë

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton se si pasojë e grevës së personelit të trafikut ajror në Itali, për ditën e sotme do të anulohen fluturimet drejt dhe nga aeroporti i Rinasit.

Në njoftimin për mediet, TIA thekson se do të anulohen fluturimet nga aeroportet,  Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini dhe Roma për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).

Nga ky njoftim përjashtohen fluturimet ambulance, nedvac, fluturimet e kërkim-shpëtimit si dhe fluturimet humanitare.

“Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të mësipërme të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport”, apelon TIA.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Bundestagu: Mohimi i Holokaustit vepër penale
Artikulli tjetërMaratona e Tiranës, kufizimet në qarkullim e parkim