Ballina Aktualitet

Gjiknuri: Vota në distancë e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, prioritet i PS

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me dy drejtues të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë”.

Gjiknuri u shpreh se në takim u diskutua mbi çështjen e zbatimit të votës së diasporës, e drejtë tashmë e sanksionuar me ligj, falë ndryshimeve që u bënë në Kodin Zgjedhor.

“Vota në distancë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Atdheut mbetet një prioritet i Partisë Socialiste”, theksoi Gjiknuri në një postim në rrjetet sociale.

“Duke qenë gjithashtu një çështje e cila kërkon edhe mirëkuptim e vullnet politik midis palëve, ne si Parti Socialiste e kemi nxitur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të avancojë në raport me detyrimet dhe të drejtat që ja ngarkon ligji për të filluar zbatimin konkret të votës së diasporës në formën sa më të sigurtë duke ruajtur integritetin e procesit”, nënvizoi Gjiknuri.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Brendshme: Aktiviteti i kompanisë së deputetit Shehaj, në ndërtesë pa leje
Artikulli tjetërSpiropali: Asnjë spiun i regjimit komunist në sallën e Kuvendit