Ballina Aktualitet

Spiropali: Asnjë spiun i regjimit komunist në sallën e Kuvendit

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se asnjë spiun i regjimit komunist nuk do të mund të jetë në sallën e Kuvendit dhe as në hierarkinë më të lartë të shtetit.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, teksa po diskutohej “Ligji i Dosjeve”, Spiropali theksoi se Komisioni Mezini-Bezhani nuk punoi për të zbardhur dosjet, por i përdorën dosjet si shantazh për “shokët e partisë” apo kundërshtarët politikë.

“Në 2015-ën ishte kjo forcë politike që e votoi krijimin e Autoritetit të Dosjeve, që nuk reshti jo vetëm së kërkuari ndjesë, por edhe të ecuri përpara e të demokratizimit të shoqërisë”, tha ajo.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri: Vota në distancë e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, prioritet i PS
Artikulli tjetërBalla: Konsensus për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve