Ballina Ekonomi

QKB: Sot afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) rikujtoi bizneset se sot është afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare.

Bizneset duhet të dorëzonin pasqyrat financiare në fund të muajit korrik, por, Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi shtyrjen e afatit deri më 15 shtator, për shkak të mos funksionimit të portalit qeveritar e-Albania, pas sulmeve kibernetike që përfshinë sistemet digjitale të vendit tonë.

Bizneset mund të depozitojnë online në e-Albania pasqyrat financiare dhe raportet e auditit.

Depozitimi kryhet në shërbimin elektronik “depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditit”.

Kompania do të njoftohet në e-mail nga Qendra Kombëtare e Biznesit për depozitimin e bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit brenda 24 orëve nga aplikimi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: IPA III, projekte për menaxhimin e mbetjeve dhe zonat e mbrojtura
Artikulli tjetërTurqia 13 tonë lule për homazhet e Elizabeth II