TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) rikujtoi bizneset se sot është afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare.
Bizneset duhet të dorëzonin pasqyrat financiare në fund të muajit korrik, por, Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi shtyrjen e afatit deri më 15 shtator, për shkak të mos funksionimit të portalit qeveritar e-Albania, pas sulmeve kibernetike që përfshinë sistemet digjitale të vendit tonë.
Bizneset mund të depozitojnë online në e-Albania pasqyrat financiare dhe raportet e auditit.
Depozitimi kryhet në shërbimin elektronik “depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditit”.
Kompania do të njoftohet në e-mail nga Qendra Kombëtare e Biznesit për depozitimin e bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit brenda 24 orëve nga aplikimi.
/r.e/
