Ballina Bota

COVID-19 – BM miraton vaksinën specifike të “Moderna”-s kundër variantit Omicron

LONDËR, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe është vendi i parë që aprovon vaksinën përforcuese specifike kundër dy varianteve të virusit Covid-19, që pritet të vihet në përdorim te të rriturit në Britani në vjeshtë.

Agjencia Rregullatore e Shëndetësisë dhe e Produkteve (MHRA) ka autorizuar përdorimin e vaksinës së re të kompanisë farmaceutike “Moderna”, që lufton njëkohësisht variantin origjinal të Covid, dhe variantin “Omicron”.

E njohur si “mRNA-1273.214”, doza është version i përmirësuar i vaksinës antiCovid-19 të kompanisë “Moderna”, që është tashmë në përdorim si dozë e parë, e dytë dhe përforëcuese.

Britania e Madhe është vend i parë që aprovon përdorimin e saj.

”Moderna” nuk është kompania e vetme që ka ndryshuar formulën e vaksinave kundër koronavirusit.

Edhe kompania tjetër amerikane, “Pfizer” është duke zhvilluar vaksina që shënjestrojnë variantin Omicron.

/u.sh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla uron besimtarët e krishterë në ditën e Shën Mërisë
Artikulli tjetërMJEDIS – Ulet më tej niveli i Rinit nga thatësira