Ballina Bota

MJEDIS – Ulet më tej niveli i Rinit nga thatësira

MANHEIM, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Niveli i ujit në lumin Rin u ul edhe më tej gjatë ditëve të fundit, për shkak të një periudhe të gjatë të motit të thatë pa reshje në Gjermani, që mund të ndikojë në sasinë e ngarkesave që mund të transportojnë anijet përgjatë lumit të lundrueshëm.

Në Kaub, mes qyteteve të Mainzit dhe Koblenzit në Gjermaninë Perëndimore, Adminstrata Federale e Ujërave dhe e Transportit Detar bëri të ditur se niveli i ujit ishte 32 centimetra më e ulët të hënën, ose pesë centimetër më i ulët se një ditë më parë.

Sipas parashikimit të autoriteteve, niveli i ujit mund të ulet me 31 ose 32 centimetra të tjera këtë javë.

Të dhënat e Administratës tregojnë që thellësia e kanalit në Kaub aktualisht është 1.43 metra.

Anijet e transportit dhe të pasagjerëve kanë hasur në vështirësi lundrimi për shkak të nivelit të ulët të ujit të lumit.

Kapitenëve u është dashur të marrin parasysh ngecjen e mundshme në cekëtinë, para se të ngarkojnë anijet e tyre.

Në kushtet kur niveli i ujit është i ulët, ata mund të transportojnë sasi më të vogla mallrash, por kjo mund ta bëjë transportin përmes lumit një aktivitet i paleverdisshëm ekonomik dhe për pasojë do të shfrytëzohet transporti rrugor dhe hekurudhor.

/u.sh/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – BM miraton vaksinën specifike të “Moderna”-s kundër variantit Omicron
Artikulli tjetërSHBA – Austin infektohet për herë të dytë me Covid-19