TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot besimtarët e krishterë ditën e Shën Mërisë.
“Gëzuar të gjithë besimtarëve të krishterë nga Kisha e “Fjetjes së Hyjlindëses Mari” në Apolloni, Pojan, Fier”, shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale.
Balla ndau edhe foto nga nga shërbesa e Bekimit të pesë bukëve dhe Liturgjisë Hyjnore.
“Më 15 gusht besimtarët orthodhoksë kremtojne Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, të paraprirë nga dy javë kreshmimi”, u shpreh Balla.
“Kjo festë, e cila quhet edhe “Marrja”, përkujton fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Krishtit. Hyjlindësja Mari “u mor” nga Perëndia, në Mbretërinë Qiellore të Krishtit, në të përmbushurit e ekzistencës së saj trupore dhe shpirtërore”, theksoi Balla.














