TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Zv.presidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell uroi sot Presidentin e zgjedhur të Republikës, Bajram Begaj.
Borrel u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, mezi pret të punojë me Begajn për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE-Shqipëri.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Në pritje për të punuar së bashku për një marrëdhënie BE – Shqipëri të begatë, të sigurt dhe solide si anëtarë të një familjeje evropiane”, thekson përfaqësuesi i Lartë / Zëvendës Presidenti i BE-së, Joseph Borrell.
Edhe Komisoneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi uroi sot Presidentin e zgjedhur të republikës, Bajram Begaj.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Varhelyi u shpreh se mezi pret të punojë së bashku me Begaj për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën drejt integrimit në BE.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan Varhelyi.























