Ballina Aktualitet

Operacioni i SPAK dhe Policisë, Rama: Shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas operacionit të SPAK dhe Policisë së Shtetit që goditi krimin e organizuar në disa qarqe, ndërsa vijon puna për ekzekutimin e urdhërarresteve.

“Operacioni i sotëm i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit”, theksoi kryeministri Rama në një postim në Twitter.

Kreu i qeverisë shprehu respekt për këtë shembull kaq domethënës. “Mbështetje deri në fund!”, vijoi ai.

SPAK goditi 8 grupe kriminale në disa qarqe të vendit duke arrestuar 18 persona, ndërsa vijon puna për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Solidariteti i palëkundur me Ukrainën, vendimtar për Evropën
Artikulli tjetërFOKUS – PE mbështet sanksionet ndaj ish-kancelarit gjerman Schroder