BRUKSEL, 19 maj /ATSH-DPA/ – Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për sanksione ndaj ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder për shkak të lidhjeve të tij ekonomike dhe politike me Rusinë.
Një rezolutë nga ligjvënësi i BE-së tha se sanksionet e BE-së pas pushtimit të Ukrainës duhet të shtrihen “për anëtarët evropianë të bordit të kompanive të mëdha ruse dhe politikanët që vazhdojnë të marrin para ruse”.
I akuzuar në Gjermani për lidhjet e tij me Rusinë, Schroder ishte kancelar nga 1998 deri në 2005 përpara se të punonte për kompaninë e gazsjellësit ”Nord Stream” dhe ”Gazprom” të Rusisë, ndër të tjera.
Lëvizja nga parlamenti është kryesisht simbolike pasi fuqia për të miratuar sanksionet i takon Këshillit Evropian, organi i BE-së që përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së./ /os/






















