Ballina Aktualitet

OSBE përshëndet nisjen e procesit për zgjedhjen e Presidentit

TIRANË 13 maj /ATSH-I.Vata/ Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka përshëndetur sot nisjen e procesit për zgjedhjen e Presidentit.

Prezenca e OSBE-së përshëndet një proces që do të sjellë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.

“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Partia Socialiste përfaqësuar nga kryetari i grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla ka nisur negociata me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se është i hapur për të nisur negociatat me kryetaren e grupit parlamentar Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda në Kryesinë e Kuvendit dhe kryetarin e grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu.

Po ashtu, PS është e hapur për të negociuar edhe me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Ekstremistë të djathtë pjesë të agjencive të sigurisë
Artikulli tjetërMiratohet deklarata që dënon agresionin rus dhe krimet në Ukrainë