Ballina Ekonomi

Balluku: Hiqen biletat e transportit urban në format të shtypur

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Qeveria shqiptare do të nisë përdorimin e biletave elektronike në transportin rrugor ndërqytetës, duke i dhënë fund përdorimit të biletave në format të shtypur.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se ndryshimet në vendimin për përcaktimin e rregullave për përdorimin e biletave në transportin rrugor janë miratuar në Këshillin e Ministrave.

“Këto ndryshime bëhen me qëllim plotësimin e kuadrit ligjor për përdorimin e sistemit e-transport”, deklaroi ministrja pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Ndryshimet, tha ajo, janë në përputhje me ligjin për transportin rrugor dhe në ligjin për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit.

“Ky projektligj sjell disa risi të rëndësishme pasi hiqen biletat në format të shtypur për transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes sistemit elektronik të fiskalizuar e-transport, online, ose përmes pajisjeve. Prerja e biletave do të bëhet në agjenci, mjete, autobus ose kudo tjetër”, bëri të ditur Balluku.

Ndërkohë, tha ajo, platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjes së biletave dhe shtohen elementët e faturës së fiskalizuar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e 5 personave më të kërkuar
Artikulli tjetërRaporti i DASH, Noka: U vërtetuan akuzat e opozitës