TIRANË, 3 mars/ATSH/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se ka përfunduar nënkalimi në segmentin “Pallati me Shigjeta-Nyja Shqiponja”, pjesë e Unazës së madhe të Tiranës.
Ndërtimi i këtij segmenti i jep zgjidhje të qëndrueshme fluksit të trafikut dhe qarkullimit.
Sipas MIE-s, segmenti është pjesa më e rëndësishme e Unazës së Madhe të Tiranës. Nyja Shqiponja është nyja që përmbledh trafikun e veriut, të jugut, të juglindjes dhe të hyrjes kryesore të qytetit të Tiranës.
Me përfundimin e loteve të tjera, e gjithë Unaza e Madhe do të përshkohet për vetëm 20 minuta.
/j.p/r.e/






















