Ballina Aktualitet

Soreca: Konferenca e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Soreca u shpreh nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale se në takim u diskutua mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

“Kënaqësi të takoja ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit”, u shpreh ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

 

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: 8 janari tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës
Artikulli tjetërSot, 103-vjetori i Konferencës së Paqes në Paris