Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/01/2022

VJENË (Austri) – Takimi i ministrave të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe Aleatëve të saj (OPEC+).

UKRAINE – Vizita e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

GJERMANI – Zbutje e kufizimeve për udhëtarët nga vendet e prekura nga varianti Omicron i Covid-19.

ATHINË (Greqi) – Ministri i Jashtëm Nikos Dendias pret homologun e tij saudit, princin Faisal bin Farhan Al Saud.

MADRID (Spanjë) – Konferenca për shtyp e ministrave të Shëndetësisë dhe Arsimit për fillimin e vitit shkollor dhe Covid-19.

HONG KONG (Kinë) – Vendimi në gjyqin e aktivistit Chow Hang-tung për nxitje të tubimeve të paligjshme.

NJU JORK (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Shqyrtimi i kërkesës së princit Andrew për të refuzuar ankesën e Virginia Giuffre, një amerikane që e akuzon atë për sulm seksual ndaj një të mituri.

MELBOURNE (Australi) – Tenis: turne ATP i Melburnit.

ZAGREB (Kroaci) – Ski Alpine: Kupa e Botës e Skive Alpine për femra./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 4 janar 2022
Artikulli tjetërOMICRON – “Cunami” në SHBA me një milion raste të reja