Ballina Flash

Parashikimi i motit, 4 janar 2022

TIRANË, 4 janar/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe ditën e sotme nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti deri në orët e mesditës parashikohet i vranët e reshje shiu të dobëta e të izoluara. Në zonën e veriperëndimit, parashikohet mot i vranët e reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata.

Në zonën e jugut reshjet me intensitet të ulët nisin në orët e vona të mbrëmjes. Parashikohet mjegull/mjegullinë lokale në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 10-12m/s si edhe shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/17 Re shi
Kukës 1/10 Re diell
Lezhë 6/17 Re shi
Dibër 1/11 Re diell
Durrës 5/19 Re diell
Tiranë 4/18 Re diell
Elbasan 4/17 Re diell
Berat 2/18 Re diell
Vlorë 5/18 Re diell/shi
Korcë 1/11 Re diell
Gjirokastër 1/18 Re diell/shi
Sarandë 7/19 Re diell/shi

 

                     

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon foto nga Korça: 3 Janar 2022
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/01/2022