Ballina Aktualitet

Fotoalbumi i vizitës së Presidentes së KE-së Von der Leyen në Tiranë

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen vizitoi sot Tiranë, ku u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama.

Von der Leyen u prit me ceremoni mirëseardhjeje nga Kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave, ndërsa më pas zhvilluan një takim.

Pas takimit Von der Leyen dhe Rama zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen tha se “se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe se duhet mbajtur Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, brenda këtij viti”.

Von der Leyen mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një fotoalbum nga vizita e Von der Leyen në Tiranë.

/k.s//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri prezanton Arben Çelën si drejtues politik të qarkut Durrës
Artikulli tjetërCOVID-19 – Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme