Ballina Aktualitet

Vlorë/ Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ndaluan dy shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Sipas policisë u ndaluan shtetasit R. R., 31 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë të cilët Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë.
Këta shtetas dyshohen se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror të shtetasve nga vendet e treta në bashkëpunim me shtetasin I. H, i arrestuar në muajin Dhjetor nga Policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale./k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJaponia përjeton minimumin demografik infantil të të gjitha kohërave
Artikulli tjetërMuzikë dhe argëtim në Ditën Kombëtare të Suedisë