TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Suedia feston sot Ditën Kombëtare, një ngjarje e madhe historike për kombin suedez.
Kremtimi i Ditës Kombëtare të Suedisë edhe këtë vit u zhvillua në mënyrë digjitale, përmes rrjeteve sociale, me një program të pasur me muzikë, argëtim, të qeshura, specialitete tradicionale suedeze, valle dhe performanca.
Pjesë e programit ishte shfaqja nga yjet më të mëdhenj suedezë si Jose Gonzalez, nga sensacioni i muzikës botërore Leon, si edhe nga grupi i njohur “Amazon”. Ndërsa ylli dhe humoristi i Tiktok-ut, Liam Kalevi, shpjegoi me hollësi pse e festohet Dita Kombëtare.
Aktivitetet nisën me një përshëndetje nga Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad, e cila uroi të gjithë qytetarët suedezë për Ditën Kombëtare, ndërsa së bashku me bandën muzikore “All in Band” dhe punonjësit e ambasadës kënduan himnin kombëtar të Suedisë.
Dita Kombëtare e Suedisë kremton themelimin e Suedisë moderne rreth 500 vjet më parë, më 6 qershor 1523. Kjo ditë është një ngjarje e madhe historike për kombin, sistemin demokratik, emancipimin politik e shoqëror të Suedisë si edhe mirëqenien e popullit suedez.
https://www.youtube.com/watch?v=ZSV-d5L-jNs&ab_channel=EmbassyofSwedenTirana
/k.s/













