Ballina Flash

Japonia përjeton minimumin demografik infantil të të gjitha kohërave

TOKIO, 6 qershor /ATSH-ANSA / – Kriza demografike në Japoni është përkeqësuar vitin e kaluar, përkeqësuar edhe nga koronavirusi.

Në fakt, 2020 përforcoi rekordin negativ të lindjeve të fëmijëve, në pak më pak se 841 000 vogëlushë, thënë ndryshe niveli më i ulët që nga fillimi i statistikave, në vitin 1899.

Të dhënat e komunikuara nga Ministria Japoneze e Shëndetësisë ndjekin spiralen në rënie që nga fillimi i viteve ’70, që kulmoi me tronditjen e parë në 2019, kur lindjet u vendosën nën kuotën, për herë të parë, 900 000.

Në terma statistikorë, numri mesatar i fëmijëve për grua ra me 0,02 pikë krahasuar me një vit më parë, në 1,34, shumë poshtë pragut minimal prej 2,07 që konsiderohej i nevojshëm për të garantuar rinovimin e gjeneratave.

Analistët parashikojnë që ndikimi i pandemisë do të vazhdojë të kufizojë lindjet gjatë gjithë vitit 2021, pasi tre muajt e parë të vitit tashmë kanë parë një rënie prej 9,2%./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – India miraton prodhimin e vaksinës ruse “Sputnik V”
Artikulli tjetërVlorë/ Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim