Ballina Bota

SHBA – Biden: Dënimi i policit një hap i madh përpara kundër racizmit sistematik

UASHINGTON, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Kemi bërë një hap të madh përpara kundër racizmit sistematik, i cili është një njollë në shpirtin e vendit tonë, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, duke folur për kombin amerikan në një fjalim të drejtpërdrejt në televizion, pas vendimit të gjyqit të Floyd.

“Sot u mor një vendim. hap gjigant në marshimin drejt drejtësisë në Amerikë”, shtoi Biden, i cili përshkroi vdekjen e George Floyd si “një vrasje në dritën e diellit”.

Për presidentin amerikan, megjithatë, duhet të bëhet shumë më tepër, edhe nëse vendimi mund të përfaqësojë “një ndryshim të rëndësishëm”.

Presidenti më pas u bëri thirrje amerikanëve për unitet dhe për të shmangur dhunën.

Pas vendimit, ai foli në telefon me familjen e Floyd.

Mbi këtë proces nuk e fshehën gëzimin as ish-presidenti Obama, po ashtu edhe kryeministri britanik, Boris Johnson. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMehmetaj: Bashkia e Fierit po heq banerat e LSI, i kemi me kontratë qiraje
Artikulli tjetërPeleshi: Së bashku të bindur drejt fitores, LSI nuk merr mandat në Korçë