Mehmetaj: Bashkia e Fierit po heq banerat e LSI, i kemi me kontratë qiraje

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun Fier, Kejdi Mehmetaj, u shpreh sot se, Bashkia e Fierit po heq banerat e LSI.

Mehmetaj thotë se ambientet e godinës ku është vendosur sot banderola është marrë me qira dhe është private.

Më datën 15 prill thotë ajo, Bashkia e Fierit i ka dërguar një shkresë LSI për të hequr banderolën, por sipas saj pa shpjegim.

“Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, ne kemi marrë me qira ambientet e godinës private tek ish-banka e Fierit, përpara një noteri. Vendosëm materialet tona në këtë zyrë. Mund të shihni që njëjtë me zyrën tonë, është e veshur me fytyrën e Ramës. Ata s’kanë as kontrata qiraje. Në datë 15 na dërgon Bashkia një shkresë për të hequr banderolën pa asnjë arsye, pa asnjë shpjegim”, tha ajo. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.