WELLINGTON, 20 prill /ATSH-AFP/ – Një punonjës i aeroportit të Aucklandit u testua sot pozitiv me COVID-19 pas fillimit të udhëtimeve me Australinë, që nuk duhet të preket nga ky rast i COVID-19.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern theksoi se kjo nuk duhet të kishte ndikim në këtë fillim të udhëtimeve, pasi dy vendet kanë pranuar se do të ketë raste.
Gjatë konferencës së shtypit, ajo kujtoi gjithashtu se sisteme ishin vendosur për të menaxhuar këtë lloj situate pa marrë masa për mbyllje.
Ardern theksoi gjithashtu se punonjësi i kontaminuar është një agjent, i cili punonte në bordin e avionëve që vinin nga vendet me rrezik të lartë kontaminimi.
Në Australi, ministri i Shëndetësisë Greg Hunt rikonfirmoi se kishte besim në kapacitetin e Zelandës së Re për të frenuar shfaqjes e rasteve me COVID-19.
Fluturimet e para shumë të pritura nga banorët e këtyre dy vendeve nisën dje pas disa muajve negociata./ /ec/























