Ballina Flash

Vdes ish-zëvendëspresidenti amerikan Mondale

UASHINGTON, 20 prill /ATSH-AFP/ – Ish-krahu i djathtë i presidentit demokrat, Jimmy Carter, Walter Mondale vdiq në shtëpinë e tij në Minneapolis në moshën 93-vjeçare, theksoi një zëdhënës i familjes së tij për disa media amerikane, pa dhënë detaje për shkakun e vdekjes.

Zëvendëspresident nga viti 1977 deri në 1981, Walter Mondale mbronte idetë progresiste, veçanërisht në favor të lëvizjes për të drejtat qytetare.

Kandidat në zgjedhjet presidenciale në 1984 kundër Ronald Reagan, i cili e mundi në votime, ai ishte përfaqësuesi i parë i një partie të madhe në garën për Shtëpinë e Bardhë që emëroi një grua, Geraldine Ferraro, si kandidate në të njëjtën listë.

“Jam shumë i prekur nga vdekja e mikut tim të dashur Walter Mondale, të cilin unë e konsideroj si zëvendëspresidentin më të mirë në historinë e vendit tonë”, reagoi ish-presidenti Jimmy Carter në një komunikatë.

“Mondale ka përdorur kompetencat e tij politike dhe integritetin e tij për të transformuar zëvendëspresidencën në një forcë vibruese dhe motor të politikës publike që nuk ka ekzistuar kurrë më parë dhe që vazhdon akoma edhe sot”, shtoi ai.

Djali i një pastori metodist dhe një profesori të muzikës, Walter Mondale përfaqësoi shtetin e Minesotës, në veri të SHBA-së, në Senat për dymbëdhjetë vjet nga 1964 në 1976./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZELANDË E RE – Një rast me COVID-19 në aeroport pas fillimit të fluturimeve me Australinë
Artikulli tjetër”United Airlines” humbi 1,4 miliardë dollarë në T1 2021